Napoli vazhdon formën e mirë, mposht Torino në shtëpi
BKT
Sport

Napoli vazhdon formën e mirë, mposht Torino në shtëpi

Uran Krasniqi / RTKLive

Napoli ka vazhduar serinë pozitive në Serie A, duke mposhtur me rezultat 2-1 ekipin e Torino në stadiumin "Diego Armando Maradona".

Napoli e ka nisur ndeshjen shumë mirë dhe ka kaluar në epërsi me golin e Alisson Santos, i cili ka realizuar nga distanca. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte e ka vazhduar presionin dhe ka krijuar raste të tjera, ndërsa në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i dytë. Mesfushori Eljif Elmas ka realizuar kundër ish-skuadrës së tij për ta çuar rezultatin në 2-0.

Në fund të ndeshjes, Cesare Casadei ka shënuar për Torino, duke e bërë rezultatin më të ngushtë, por mysafirët nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

Në këtë ndeshje është rikthyer edhe ylli belg Kevin De Bruyne pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Me këtë fitore Napoli mbetet skuadra e vetme pa humbje në shtëpi këtë sezon dhe ka krijuar pesë pikë epërsi ndaj Roma në garën për vendet që dërgojnë në garat evropiane. Ndërkohë, Torino vazhdon të mbetet në mesin e tabelës.