10:37 / 08.03.2026
Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt
Afet Bela/RTKLive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza shkruan se gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë dhe meritojnë respekt e mbështetje të vazhdueshme. Ai theksoi se nënat, motrat, bashkëshortet që punojnë dhe vajzat që ëndërrojnë duhet të kenë mundësi të barabarta në shoqëri.























