Moti në Shqipëri me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata
rtsh
Shqipëri do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Nëperiudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s. Deti do të jetë me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.























