Liverpool-i synon yllin e Leipzig-ut për të forcuar krahët
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez Liverpool, raportohet se po planifikon ndryshime të mëdha në krahët e sulmit këtë verë, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salah dhe Cody Gakpo është duke u shqyrtuar.
Burime pranë klubit tregojnë se ‘Reds’ kanë bërë yllin 19-vjeçar të RB Leipzig, Yan Diomande, objektivin kryesor për këtë verë.
“Mendoj se do të jetë një verë e ngarkuar për Liverpool sa i përket krahëve. Është e qartë se ata kanë nevojë të forcojnë krahët. Situata me Salah dhe Gakpo bën që Liverpool të kërkojë diçka të re në atë pozicion. Shumë shpejt do të kem më shumë informacion për këtë”, ka thënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Diomande, i vlerësuar lartë brenda grupit Red Bull, ka një çmim rreth 100 milionë euro, por Liverpool e sheh si zgjedhjen ideale për epokën pas Salah-it. Megjithatë, sigurimi i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë nuk do të jetë i lehtë.
Të tjera opsione të shqyrtuara më parë nga ‘Reds’ për krahët përfshijnë Michael Olise, Desire Doue dhe Bradley Barcola, por lëvizjet u bllokuan nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Liverpool aktualisht renditet i gjashti në Premier League, 19 pikë larg liderit Arsenalit.























