Milani triumfon në dy derbi, Allegri kërkon vizion të qartë për të ardhmen
BKT
Sport

Milani triumfon në dy derbi, Allegri kërkon vizion të qartë për të ardhmen

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Milani është treguar shumë i fortë në derbin e Milanos, duke fituar dy përballje ndaj Inter Milan për herë të parë që nga sezoni 2010/2011.

Suksesi vjen nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili duket se ka ndryshuar fytyrën e skuadrës kuqezi.

Ndërsa titulli duket më i vështirë këtë sezon, për shkak të avantazhit prej 7 pikësh të Interit, Milani i Allegri-t është rikthyer në një nivel konkurrues. Portieri Mike Maignan dhe shokët e tij kanë treguar stabilitet dhe konkurrencë, ndërsa afatin kalimtar të kësaj e konsiderojnë të suksesshme për të forcuar ekipin.

E ardhmja e Allegri-t lidhet ngushtë me strategjinë e tregut të kësaj verë. Trajneri 58-vjeçar, i kontraktuar deri në 2027, ka kërkuar qartësi dhe vizion të përbashkët me drejtuesit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve si kusht për vendime të mëtejshme.

Të gjitha lëvizjet e verës, përfshirë synimin për sulmuesin Mateta nga Crystal Palace dhe interesimin për Andre, do të ndikojnë drejtpërdrejt në fatin e trajnerit dhe në ambiciet e Milanit për sezonin e ardhshëm.