Nëntë të arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të Rangers dhe Celtic
Uran Krasniqi / RTKLive
Nëntë persona janë arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të Rangers dhe Celtic në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Skocisë.
Incidenti ka ndodhur në stadiumin "Ibrox", pasi tifozët e Celtic kanë hyrë në fushë për ta festuar fitoren pas penalltive. Kjo ka shkaktuar reagimin e tifozëve të Rangers, të cilët gjithashtu janë futur në fushë dhe situata është përshkallëzuar.
Policia dhe sigurimi kanë ndërhyrë për t'i ndarë tifozët, ndërsa gjatë kaosit janë hedhur objekte të ndryshme, përfshirë një fishekzjarre të ndezur. Sipas policisë, një fëmijë dhjetë vjeçar është goditur me monedhë, ndërsa një polic është lënduar pas goditjes në kokë me shishe.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale është dukur edhe një police që është rrëzuar në tokë pasi goditjes nga një tifoz i Rangers. Po ashtu, një burrë dyzet e shtatë vjeçar është arrestuar pas një incidenti me një anëtar të stafit të Celtic.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mund të ketë edhe arrestime të tjera, ndërsa ngjarja ka hapur debat për kufizimin e numrit të tifozëve mysafirë në derbi.























