Manchester City pret Liverpool, kryendeshja e çerekfinaleve të FA Cup
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City dhe Liverpool do të ndeshen në çerekfinale të FA Cup. Tashmë është hedhur shorti dhe skuadra e trajnerit Pep Guardiola do ta presë Liverpool.
Dy ekipet janë përballur dy herë këtë sezon dhe Manchester City ka fituar në të dy rastet: 3:0 në Manchester dhe 2:1 në “Anfield”.
Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy klubeve në FA Cup që nga gjysmëfinalja e vitit 2022, kur Liverpool kishte fituar 3:2 dhe më pas e kishte fituar trofeun.
Ndërkohë, lideri aktual i Premier League, Arsenal, do të luajë si mysafir ndaj Southampton. Ekipi i trajnerit Mikel Arteta ka arritur në çerekfinale pas fitores 2:1 ndaj Mansfield.
Në ndeshjet tjera, Chelsea do të përballet me Port Vale, ndërsa Leeds United do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes West Ham United dhe Brentford FC.
Ndeshjet e çerekfinaleve të FA Cupit pritet të zhvillohen gjatë fundjavës së parë të muajit prill.























