Rummenigge: Bayern nuk duhet të nënvlerësojë Atalantën
BKT
Sport

Rummenigge: Bayern nuk duhet të nënvlerësojë Atalantën

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Ish-drejtuesi i FC Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka paralajmëruar se skuadra bavareze duhet të jetë shumë e kujdesshme në përballjen ndaj Atalanta.

Skuadra nga Bergamo dhe skuadra gjermane do të masin forcat sonte në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Rummenigge thotë se Bayern duhet të synojë një rezultat pozitiv në Itali.

“Duhet të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv në Bergamo dhe më pas të tentojmë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Por kjo nuk është aspak e sigurt”, deklaroi ai për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai vlerësoi se këtë sezon skuadrat që konsiderohen më të vogla po tregojnë paraqitje shumë të mira dhe nuk duhet të nënvlerësohen.

“Nuk e prisja që të ishte kështu. Këtë vit nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Skuadrat e ashtuquajtura të vogla po bëjnë luajnë mirë”, u shpreh Rummenigge.

Sipas tij, Atalanta meriton respekt për rezultatet që ka arritur në vitet e fundit dhe për mënyrën se si është zhvilluar si klub.

“Atalanta është një ekip që duhet respektuar. Në vitet e fundit kanë arritur rezultate të mëdha dhe kanë treguar cilësi. Është një klub që menaxhohet shumë mirë dhe më pëlqen mënyra se si e shohin futbollin”, shtoi ai.

Atalanta është skuadra e vetme nga Serie A që ka mbetur në garë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, ndërsa synon të bëjë një tjetër paraqitje të madhe përballë gjigantit gjerman.