Haradinaj përkujton demonstratat studentore të 1981-s: Mirënjohës përjetë
BKT
Lajme

Haradinaj përkujton demonstratat studentore të 1981-s: Mirënjohës përjetë

Emine Hoti/RTKlive

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit 1981 duke vlerësuar guximin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme që më pas u masovizua në një lëvizje popullore.

“11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 45 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e studentëve të asaj kohe. “Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj .


MË SHUME NGA Lajme