Kushtetuesja: Mbyllja e Tik Tok cënoi lirinë e shprehjes,Rama e kundërshton
BKT
Shqipëri

Kushtetuesja: Mbyllja e Tik Tok cënoi lirinë e shprehjes,Rama e kundërshton

Medina Pasoma / RTKlive

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka publikuar vendimin në të cilën thuhet se mbyllja e rrjetit social ‘Tik Tok’ nga ana e qeverisë ka cënuar lirinë e shprehjes.

“Gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit”, thuhet në vendim.

Sipas Kushtetuese, vendimi për mbylljen e rrjetit social nuk mund të bëhej përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Në anën tjetër, ndaj këtij vendimi ka pasuar reagimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se falë mbylljes së këtij rrjeti social u mundësuan ndryshime pozitive në mënyrë që të rilejohej përdorimi.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!”, ka shkruar ai në X.


MË SHUME NGA Shqipëri