Haaland në Barcelonë?
BKT
Sport

Haaland në Barcelonë?

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Gara për president të FC Barcelona po hyn në një fazë interesante, teksa kandidati Victor Font po përpiqet të bëjë një lëvizje të madhe për të fituar mbështetje.

Sipas medieve spanjolle, Font ka ndërmarrë një takim të fshehtë në Madrid me qëllim diskutimin e një transferimi të mundshëm të sulmuesit Erling Haaland.

Sipas “Sport”, përfaqësues të ekipit të Font, mes tyre edhe drejtori i mundshëm sportiv Xavier Aguilar, janë takuar në Four Seasons Hotel Madrid me drejtues të Manchester City, përfshirë administratorin Ferran Soriano dhe drejtorin sportiv Hugo Viana.

Në takim është diskutuar për mundësinë e transferimit të sulmuesit norvegjez, i cili aktualisht ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034.

Me këtë iniciativë, Font synon të fitojë avantazh në garën elektorale ndaj presidentit aktual të klubit, Joan Laporta. Sipas stafit të tij, projekti sportiv synon t’i ofrojë trajnerit Hansi Flick përforcime të mëdha për sezonet e ardhshme.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për negociata reale për transferimin e Haaland apo për një lëvizje strategjike në prag të zgjedhjeve te Barcelona.

Në çdo rast, interesimi për sulmuesin e Manchester Cityt tregon ambicien e klubit katalanas për të rikthyer dominimin në futbollin evropian.