Aston Villa mund Lillen, paqe mes Bolognas dhe Romës, fiton Porto
BKT
Sport

Aston Villa mund Lillen, paqe mes Bolognas dhe Romës, fiton Porto

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 20:43) Aston Villa ka bërë një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Europa League, duke mundur në udhëtim Lillen me rezultat 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ollie Watkins në minutën e 61’, duke vendosur avantazhin për skuadrën angleze në këtë duel të parë të 1/8 së finales.

Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet pas një jave në Angli, ku Lille do të përpiqet të kthejë rezultatin.

Sfida mes Bologna-s dhe Romës, një tjetër përballje e këtij rrethi, përfundoi baras 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në kryeqytetin italian.

Fitore të rëndësishme arritën edhe Porto dhe Panathinaikos. Porto mposhti Stuttgartin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Panathinaikos triumfoi ndaj Real Betisit 1-0.

Këto rezultate i japin avantazh të vogël ekipit portugez dhe atij grek për duelit kthyese që do të vendosin për kualifikimin në raundin tjetër të garës.

Lille-Aston Villa, vjen goli e parë

(E përditësuar, 20:12) Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Lilles, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Skuadra franceze dhe ajo angleze, po përballen në sfidën e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Skuadra angleze pas 61 minutash lojë përmes Watkins kalojë në epërsi prej 1-0.

Lille-Aston Villa, s’ka gola në pjesën e parë

(E përditësuar, 19:37) Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Lilles dhe Aston Villës, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra franceze dhe ajo angleze, po përballen në sfidën e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Pjesëloja e parë, ka dhuruar një lojë mjaft të mirë ndonëse golat munguan në 45-minutëshin e parë.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Lille-Aston Villa, LIVE në RTK

Ka startuar përballjes mes Lilles dhe Aston Villa, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra franceze dhe ajo angleze, po përballen në sfidën e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Të dyja skuadrat synojnë të sigurojnë avantazh për ndeshjen e kthimit, çka pritet ta bëjë sfidën shumë të luftuar dhe të jetë interesante.