Haxhiu pret shefin e OSBE-së, flasin për rolin mbikëqyrës të Kuvendit
BKT
Lajme

Haxhiu pret shefin e OSBE-së, flasin për rolin mbikëqyrës të Kuvendit

Medina Pasoma / RTKlive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Ata kanë diskutuar për bashkëpunimet ndërmjet dy institucioneve.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe avancimin e standardeve demokratike në vend”, njofton Kuvendi i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme