Sylvinho publikon listën, Daku dhe Manaj, mungesat e mëdha të Shqipërisë
BKT
Sport

Sylvinho publikon listën, Daku dhe Manaj, mungesat e mëdha të Shqipërisë

Arlind Grantolli|RTK

Në prag të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të play-off-it për plasman në Botërorin 2026, selektori i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për këto përballje.

Kuqezinjtë fillimisht do të përballen në gjysmëfinale me Poloninë më 26 mars në Varshavë, e nëse e fitojnë këtë përballje, atëherë do të luajnë me fituesin e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë më 31 mars.

Ndryshe, për herë të parë në Kombëtaren Shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavros Pilos dhe Bujar Pllana.

Ajo që bie në sy pa diskutim janë mungesat e dy sulmuesëve Rej Manaj dhe Mirlind Daku, të cilat mund të kenë peshë jashtëzakonisht të madhe.

Pas një kohe të gjatë, Kombëtares i është kthyer edhe Ernest Muçi, i cili së fundi po shkëlqen me formën e tij në kampionatin turk, ndërsa ftesë kanë marrë edhe Nazmi Gripshi dhe Anis Mehmeti.

Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.