PDK: Zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim
BKT
Lajme

PDK: Zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se rruga për të dalë nga kriza aktuale politike është organizimi i zgjedhjeve të reja, të cilat sipas partisë do t’i siguroni vendit institucione me legjitimitet të plotë dhe drejtim të qartë politik.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mbajti sot mbledhjen e radhës, ku diskutoi për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale dhe procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.

Sipas njoftimit të PDK-së, kryesia vlerësoi se “papërgjegjësia e shumicës parlamentare ka prodhuar këtë situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e vendit”. Partia thekson se rruga e vetme për dalje nga kriza është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja, të cilat “do t’i japin vendit institucione me legjitimitet të plotë dhe drejtim të qartë politik”.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se “procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë është i lidhur drejtpërdrejt me gatishmërinë për të ofruar një alternativë serioze dhe të përgjegjshme qeverisëse”. Ai shtoi se partia po riorganizohet “për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim”.

Kryesia ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike në vend, duke vlerësuar se qeveria aktuale “po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve”.

PDK-ja rithekson përkushtimin e saj “për stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare”, duke u angazhuar që përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse të rikthejë besimin në institucione dhe perspektivën e qartë për vendin.


MË SHUME NGA Lajme