Haxhiu vizitoi ekspozitën `Masakrat në Kosovë 1998-1999`
BKT
Lajme

Haxhiu vizitoi ekspozitën `Masakrat në Kosovë 1998-1999`

Valbona Thaçi / RTKLive

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, të organizuar nga INTEGRA dhe Admovere në sheshin "Nëna Terezë" të kryeqytetit.

Me këtë rast kryetarja Haxhiu tha se nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara.

“Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet.

Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Lavdi të rënëve për liri!”, theksoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme