07:34 / 25.03.2026
Moti në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësira
Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë më të përqendruara përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.























