Super Kosova mposht Sllovakinë, 90-të minuta larg historisë
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 22:43) Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Dardanët fituan këtë ndeshje tejet të rëndësishme duke siguruar finalen e madhe të pley-off-it kundër Turqisë, ndeshje që do të luhet të martën mbrëma në Prishtinë.
Djemtë e Kosovës bën një superndeshje kundër sllovakëve, duke qenë ekip dominues dhe duke shënuar katër gola.
Ndonëse iniciativën e kishte skuadra jonë, megjithatë, të parët në epërsi kaluan nikoqirët më golin e Valjent (6’). Mirëpo, Kombëtarja jonë më anë të Veldin Hoxhës (21’), u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Megjithatë, sllovakët në pushim shkuan me avantazhin prej 2-1, me golin e Harslin (45’).
Në fraksion e dytë të kësaj supersfidë, ishin futbollistët e Kombëtares sonë, dukeshim më të mirë së sllovakët, duke e përmbysur epërsinë e nikoqirëve.
Fillimisht Fisnik Asllani (47’), barazoi shifrat në 2-2. Pas një orë lojë, Florent Muslija më një supergol kalojë Kosovën në epërsi prej 3-2. Goditjen e fundit sllovakëve ua dha Kreshnik Hajrizi (72’), duke realizuar për rezultatin 4-2, derisa serinë e gola në këtë ndeshje e mbylli Strelc (90’) për rezultatin përfundimtar 4-3.
Përfundimisht Kosova arrin fitore të madhe në Bratislavë, dhe tashmë është vetëm 90-të minuta larg Botërorit 2026.
Kosova gjen edhe golin e katërt, realizon Hajrizi
(E përditësuar, 22:19) Kosova tashmë është shumë afër finales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Dardanët e kanë ngritur epërsinë në 4-2 kundër Sllovakisë, në duelin që po luhet në Bratislavë.
Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të ka shënuar gol për rezultatin 4-2.
Kosova përmbys Sllovakinë, shënon Muslija
(E përditësuar, 22:06) Kosova e ka përmbysur Sllovakinë, duke kaluar në epërsi prej 3-2.
Sllovakët dhe Dardanët po përballen në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Florent Muslija (60’), realizoi gol të bukur për rezultatin 3-2.
Asllani realizon supergol, rikthehet Kosova
(E përditësuar, 21:53) Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë të lojës kundër Sllovakisë.
Sllovakët dhe Dardanët po përballen në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ishte sulmuesi Fisnik Asllani (46’), i cili më kokë realizoi një supergol për rezultatin 2-2.
Mbyllet pjesa e parë, Sllovakia në avantazh ndaj Kosovës
(E përditësuar, 21:25) Sllovakia ka kaluar për të dytën herë në epërsi ndaj Kosovës.
Sllovakët dhe Dardanët po përballen në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Haraslin (45’), shënoi për rezultatin 2-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Hoxha shtang Bratislavën, barazon Kosova
(E përditësuar, 21:20) Kosova e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Sllovakisë.
Sllovakët dhe Dardanët po përballen në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ishte Veldin Hoxha (21’), realizoi supergol për të barazuar shifrat në 1-1.
Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare, LIVE në RTK
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të duelit mes Sllovakisë dhe Kosovës.
Sllovakët dhe Dardanët do të ballafaqohen në Bratislavë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, duel që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Kosova në duel me Sllovakinë do të jetë pa dy lojtarët kryesorë, kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahun.
Megjithatë, djemtë tonë të cilët do të jenë në terren, pritet të bëjnë më të mirë në mënyrë që të mposhtim sllovakët dhe të jemi edhe më afër ëndrrës sonë, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Formacionet zyrtare:
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi.
Ndeshja Sllovaki-Kosovë fillon në orën 20:45.























