21:26 / 26.03.2026
Interesim i madh për ndeshjen, faqja e RTK rikthehet në funksion
RTKlive
Ju njoftojmë se faqja zyrtare e RTK-së tashmë është rikthyer në funksion.
Për disa minuta, faqja ka qenë jashtë funksionit si pasojë e një ngarkese jashtëzakonisht të madhe në sistem, me rreth 1 milion kërkesa për qasje në një kohë shumë të shkurtër. Kjo ka ndodhur në kohën e fillimit të lojës Sllovaki-Kosovë.
Si rezultat i këtij trafiku të lartë, sistemi ka pësuar ndërprerje të përkohshme. Ekipet tona teknike kanë reaguar menjëherë dhe tashmë gjithçka është rikthyer në normalitet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.























