Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë
BKT
Sport

Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë.

Dardanët mundën Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

“Bëmë një lojë të bukur për tifozët pasi u shënuan shtatë gola dhe jam i lumtur për skuadrën time që shënoi katër, por i pranuam tre”, ka thënë Foda.

Strategu gjerman thotë se nga nesër duhet të mendohet për finalen e madhe të pley-off-it kundër Turqisë.

“Nga nesër do të nisim të përgatitemi për kundërshtarin e radhës. Në shtëpinë tonë, me këtë publik, me këtë atmosferë shpresojmë se do të fitojmë”, deklaroi Foda pas ndeshjes.