MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme
BKT
Shqipëri

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Emine Hoti/RTKlive

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme drejt rajonit të Lindjes së Mesme, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë.

Ky apel vjen në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Ministria bën të ditur se po ndjek nga afër situatën dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim të ri.


MË SHUME NGA Shqipëri