RTK ofron paketë speciale marketingu për ndeshjen Kosovë - Turqi
RTKlive
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka prezantuar një ofertë speciale marketingu për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt më 31 mars 2026 në ora 20:45 në RTK 1.
Sipas Departamentit të Marketingut, janë ofruar mundësi të ndryshme reklamimi gjatë transmetimit, përfshirë hapësira para dhe pas pjesëve të ndeshjes, si dhe “POP-UP” reklama gjatë lojës. Paketa përfshin edhe vendosjen e produkteve gjatë emisioneve para dhe pas ndeshjes, me çmime të përcaktuara sipas kohëzgjatjes dhe pozicionimit.
Ndër të tjera, bizneset që kontraktojnë pesë ose më shumë “POP-UP” gjatë emisionit përfitojnë 20 për qind zbritje nga çmimi bazë, duke synuar tërheqjen e sa më shumë reklamuesve për këtë përballje të rëndësishme sportive.
























