Spahiu: Kjo është dita më e madhe e futbollit kosovar
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu duke folur për RTK në emisionin që i dedikohet ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë se kjo është një ditë e madhe për vendin tonë.
Dardanët dhe turqit do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Spahiu thotë së ndihet krenar që po e përjeton një ditë të tillë. Ai thotë se kjo është Kosova e vërtetë.
“Kjo është patjetër një ditë e madhe, dita me e madhe e futbollit kosovar dhe unë jam krenar që po e jetojë këtë ditë sot dhe që ndodhem këtu të Sheshi i Prishtinës me mijëra e mijëra tifozë shqiptarë nga gjitha trojet tona”, ka thënë Spahiu.
“Ne duhet ta themi troç kjo është Kosova e vërtetë, këta janë qytetarët e vërtetë, e vërteta e Kosovës nuk është ajo që shohim çdo ditë në politike dhe përditshmërinë tonë, këta janë qytetarët, një pjesë e shqiptarësisë shumë e rëndësishme dhe begatshme, çdo gjë tjetër është një iluzion i përkohshëm, një fluks e cila ka me kalu. Kjo është Kosova, kjo është ajo që ne duam ta shohim përditë, por jo vetëm në sport, por edhe në sfera tjera”, ka pohuar Spahiu.
Ai beson se Kosova do të triumfojë ndaj Turqisë.
“Neve na mbetet sonte vetëm të festojmë pavarësisht se si kryhet ndeshja. A ndeshja do të kryhet me një fitore minimalisht të Kosovës karshi një kombëtare të madhe siç është Turqia”, ka theksuar Spahiu.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.























