19:54 / 31.03.2026
Kurti: Gjithçka në `Fadil Vokrri`, drejt Botërorit
Valbona Thaçi / RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një mesazh motivues para përballjes së rëndësishme ndaj Turqisë, duke e cilësuar ndeshjen si vendimtare në rrugën drejt kualifikimit për Kampionatin Botëror.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe ndeshja është vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror.























