Moti sot në Kosovë dhe Shqipëri
BKT
Lajme

Moti sot në Kosovë dhe Shqipëri

RTKlive

Të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët me reshje shiu herë pas here më intensive, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Në zonat malore, reshjet e borës do të shoqërojnë ditën, sidomos në lartësitë mbi 1000–1100 metra, ku pritet të jenë herë-herë të dendura.

Në Kosovë era do të fryjë kryesisht nga verilindja, duke arritur shpejtësi deri 20–60 km/h, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të fitojë forcë deri 18 m/s.

Temperaturat në Kosovë do të lëvizin nga 4–8°C  de ri në 5–9°C.

Në Shqipëri, temperaturat do të jenë po ashtu 1–4°C e maksimalet 7–9°C.

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më të theksuara sot, ndërsa ditët e tjera do të dominohen nga vranësira me reshje më të dobëta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Shërbimi Ushtarak  iShqipërisë paralajmërojnë qytetarët për kujdes të shtuar në zonat malore dhe për era të forta në disa pjesë të vendit.


MË SHUME NGA Lajme