Kusari-Lila: Në projektligj janë përfshirë rekomandimet e Kushtetueses
BKT
Lajme

Kusari-Lila: Në projektligj janë përfshirë rekomandimet e Kushtetueses

Valmira Saraçi|RTKlive

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjatë hartimin të Projektligjit për Çmimet Tavan janë marrë në konsideratë rekomandimet e dhëna nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin paraprak i cili, tha se ka konstatuar papajtueshmëri në tri nene të Kushtetueses, nenin 7 , 10 dhe 119.

Kusari-Lila tha se ky projektligj ka marrë për bazë këto rekomandime dhe tash, shpjegoi ajo, përcakton dy lloje të ndërhyrjes, apo dy lloje të masave të përkohshme.

“Caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar, gjithmonë në raport me listën e produkteve e cila miratohet nga një bord i veçantë”, tha Kusari-Lila në konferencë për media.

Pas miratimit në Qeveri të këtij projektligji, ministrja ky projektligj ka të bëjë me vendosjen e masave të përkohshme, e nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në treg.

“Flasim për masa të përkohshme, të afatizuara dhe për listë të produkteve të caktuara , në veçanti të produkteve themelore të cilat të parat ndikojnë tek mirëqenia e qytetarëve dhe në ngritjen e kostos të shportës së konsumatorit”, shtoi ajo.

Kusari -Lila tha se Projektligji i ri që pritet t’i përcillet Kuvendit, parasheh themelimin e një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili propozohet nga qeveria, por miratohet nga Kuvendi i Republikës.

Ndërkohë, ka folur edhe për çmimet e derivateve. Tha se vendimi për përcaktimin e marzhës së fitimit në derivate ka funksionuar.

Tutje tregoi se e kanë përcjellë tregun dhe tha se ka pasur keqkuptim në atë se cili ka qenë çmimi.

“Ne nuk kemi vendosur çmim tavan, kemi vendosur marzhë të fitimit dhe ajo është lidhur me çmimin e importit. Nëse një ditë ka qenë çmimi në doganë pas akcizës dhe TVSH-së me 1, 60, marzha ka mundur të shkojë deri në 1, 74 dhe gjitha interpretimet për mosrespektim të marzhës së fitimit janë bërë bazuar në një postim timin, gjegjësisht në çmimin maksimal të asaj dite, kjo ka qenë mësim edhe për ne që duhet të bëhet njoftimi për  marzhën e secilës ditë”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme