Mot kryesisht i qëndrueshëm sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Mot kryesisht i qëndrueshëm sot në Shqipëri

rtsh

Këtë të shtunë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Sipas parashikimit, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike, duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje të dobëta shiu do të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në relievet malore të zonave lindore dhe jugore të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërkohë, deti paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë në detin Adriatik dhe Jon.


MË SHUME NGA Shqipëri