Intervistat për Bordin e RTK-së nisin javën e ardhshme
BKT
Lajme

Intervistat për Bordin e RTK-së nisin javën e ardhshme

Valbona Thaçi / RTKLive

Në mbledhjen e Komisionit ad-hoc i Kuvendit të Kosovës, për Bordin e RTK-së u tha se të martën e javës së ardhshme do të bëhet vlerësimi i aspektit formal të përmbushjes së kritereve për kandidatët që kanë aplikuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

"Të martën në ora 09:00 takohemi të gjithë si komision dhe bëjmë shqyrtimin e dosjeve dhe pranueshmërisë formale, si dhe caktojmë kohën dhe metodologjinë e intervistimit. Me intervista fillojmë të mërkurën, ndërsa për kohën e saktë dhe orarin e intervistave do t’i njoftojmë ditën e martë individualisht secilin prej kandidatëve", tha Arbërie Nagavci, kryetare e komisionit ad hoc.

Ndërkohë që të martën, sipas saj, përveç që bëhet vlerësimi formal i përmbushjes së kritereve të të gjithë kandidatëve, komisioni pajtohet edhe për metodologjinë e pyetjeve, dhe për orarin për secilin prej kandidatëve.

Gjatë mbledhjes së Komisionit deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj tha se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës në të kaluarën ka pasur ndërhyrje nga politika. "Unë mendoj që kuvendi edhe ne si komison, kësaj here duhet ta trajtojë me seriozitetin maksimal të mundshëm, edhe të trajtimit të dokumentacionit që të bëhet më e mira", tha Zemaj.


MË SHUME NGA Lajme