Sonte në RTK Barcelona-Atletico Madrid
BKT
Sport

Sonte në RTK Barcelona-Atletico Madrid

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve.

Kryesfida luhet në ‘Camp Nou’, ku Barcelona i bën ‘konak’ Atletico Madridit, një ndeshje që parashikohet të sjellë një duel të zjarrtë, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Gjithnjë ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave spanjolle, prodhojnë duele të forta dhe të paparashikueshme deri në minutën e fundit të ndeshjes. Një sfidë e tillë pritet të luhet edhe sonte pasi të dy skuadrat synojnë që garës më të madhe evropiane t’i shkojnë deri në fund.

PSG-Liverpool, është një tjetër ndeshje që luhet sonte në kuadër të këtij rrethi në Champions.

Kampionët në fuqi të Evropës synojnë rezultat pozitiv në duel me ‘The Reds’, një përballje që pritet të sjellë një ndeshje të madhe .

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.