Atletico trondit Barçën në ‘Camp Nou’, PSG fiton ndaj Liverpoolit
BKT
Sport

Atletico trondit Barçën në ‘Camp Nou’, PSG fiton ndaj Liverpoolit

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 23:02) Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve në Ligën e Kmapionëve, me fitore të rëndësishme për Atletico Madridin dhe Paris Saint-Germain.

Skuadra madrilene ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales, pasi triumfoi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me rezultat 0:2. Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, por mysafirët u treguan më efikasë në momentet vendimtare.

Golin e parë e realizoi Julian Alvarez në minutën e 45-të nga goditja e lirë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike pas kartonit të kuq për Cubarsin.

Në pjesën e dytë, Barcelona ushtroi presion në kërkim të barazimit, por ishte Alexander Sorloth ai që në minutën e 70-të vulosi fitoren e mysafirëve për 0:2.

Fitore me të njëjtin rezultat shënoi edhe PSG, që në “Parkun e Princave” mposhti Liverpoolin me rezultat 2:0. Kampionët në fuqi të Evropës e nisën ndeshjen në mënyrë ideale, me golin e Desire Doue në minutën e 11-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 65-të.

Këto rezultate i vendosin Atletico Madridin dhe PSG-në në pozitë shumë të favorshme për kualifikim në gjysmëfinale, para ndeshjeve të kthimit që luhen pas një javë.

Atletico shënon edhe golin e dytë

(E përditësuar, 22:36) Atletico Madrid e ka dyfishuar epërsinë ndaj Barcelonës.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle për ballafaqohen në ‘Camp Nou’ në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Sorloth (70’) ngritë avantazhin e madrilenëve në 0-2. Atletico është afër fitores së madhe kundër Barcelonës për të bërë hapin gjigant për në gjysmëfinalen e elitës së futbollit evropian.

Alvarez hesht ‘Camp Nou-n’, Atletico në epërsi

(E përditësuar, 21:50) Atletico Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle për ballafaqohen në ‘Camp Nou’ në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Ishte argjentinasi Alvarez (45'), i cili realizoi një supergol nga goditja e lirë duke kaluar madrilenët në avantazh prej 0-1.

Barcelona ka mbetur me një lojtar me pak në terren pasi që Cubarsi u largua me karton të kuq.

Nis ndeshja Barcelona-Atletico Madrid, LIVE në RTK

Ka startuar përballja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle për ballafaqohen në ‘Camp Nou’ në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Përballjet mes katalonasve dhe madrilenëve tradicionalisht karakterizohen nga intensiteti i lartë dhe dramatik deri në minutat e fundit, dhe një ndeshje e ngjashme pritet edhe sonte, me të dy ekipet që synojnë avancimin në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane.