Mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”
A.Bela/RTKLive
Sot do të përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Koshares, ku do të organizohet edhe manifestimi qendror “Ditët e Shqipes” 2026, i cili zhvillohet nën patronatin e U.D. Presidentes Albulena Haxhiu.
Në orën 11:00, U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.
Ndërkaq, në orën 12:00, U.D. Presidentja Haxhiu do të marrë pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2026, i cili organizohet nën patronatin e saj, në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në Kompleksin Memorial në Koshare.
Më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit "Shigjeta", Brigada 138 e UÇK-së, nën udhëheqjen e komandantit Agim Ramadani, luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.























