Aston Villa ‘thyen’ Bologna-n në Itali, fiton edhe Freiburg
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 23:01) Aston Villa ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League, pasi ka mposhtur në udhëtim Bologna me rezultat 1-3 në ndeshjen e parë çerekfinale.
Takimi në Itali nisi me ritëm të lartë dhe me një gol të hershëm të Bologna-s, i cili u anulua pas rishikimit të VAR-it. Në fund të pjesës së parë, miqtë kaluan në avantazh pas një autogoli të Ezri Konsa (44’).
Në pjesën e dytë, Aston Villa e rriti epërsinë me golin e Ollie Watkins në minutën e 51’, duke e vendosur ndeshjen në kontroll. Bologna arriti të ngushtojë rezultatin në 1-2 përmes Leëis Ferguson në minutën e 90’, por Watkins shënoi sërish në kohën shtesë (90+4’) për rezultatin përfundimtar 1-3.
Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Freiburg fitoi bindshëm ndaj Celta Vigo me rezultat 3-0, ndërsa dueli mes Porto dhe Nottingham Forest u mbyll baras 1-1.
Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve zhvillohen pas një jave dhe pritet të sjellin edhe më shumë emocione në këtë garë evropiane.
Shënon Rowe, Bologna ngushton epërsinë ndaj Aston Villës
(E përditësuar, 22:52) Bologna e ka ngushtuar rezultatin në 1-2 në duel me Aston Villën.
Skuadra italian dhe ajo angleze po luajnë në kuadër të sfidës së parë të çerekfinales në Europa League, ndeshje që po transmetohet në RTK.
Është anglezi Rowe (90’), i cili më një supergol ngushtojë rezultatin në 1-2.
Aston Villa dyfishon avantazhin ndaj Bologna-s
(E përditësuar, 22:14) Aston Villa ka dyfishuar avantazhin ndaj Bologna-s.
Skuadra italian dhe ajo angleze po luajnë në kuadër të sfidës së parë të çerekfinales në Europa League, ndeshje që po transmetohet në RTK.
Skuadra angleze mjaft mirë e nisi edhe pjesëlojën e dytë dhe përmes Watkins (51’), dyfishoi rezultatin në 2-0.
Aston Villa në epërsi ndaj Bologna-s
(E përditësuar, 21:48) Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Bologna-s.
Skuadra italian dhe ajo angleze po luajnë në kuadër të sfidës së parë të çerekfinales në Europa League, ndeshje që po transmetohet në RTK.
Ishte Konsa (44’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar skuadrën angleze në epërsi prej 0-1, ndonëse skuadra e Bolognas bëri lojë më të mirë kishte iniciative në terren, shënoi një gol por që u anulua nga VAR-i.
Starton ndeshja Bologna-Aston Villa, LIVE në RTK
Ka nisur përballja mes Bologna-s dhe Aston Villës.
Skuadra italian dhe ajo angleze po luajnë në kuadër të sfidës së parë të çerekfinales në Europa League, ndeshje që po transmetohet në RTK.
Ky duel pritet të sjellë ritëm të lartë, përballje taktike interesante dhe emocione deri në fund, ndërsa të dy ekipet synojnë të kalojnë në gjysmëfinalen e kësaj garë, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.























