Muja dhe Guérot diskutojnë bashkëpunimin në bujqësi
BKT
Lajme

Muja dhe Guérot diskutojnë bashkëpunimin në bujqësi

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.

Në këtë takim u diskutua  për krijimin e marrëveshjeve të reja me kompani franceze, veçanërisht në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes në Kosovë.

Ministri  Muja theksoi rëndësinë e rritjes së sigurisë ushqimore, për çka mori mbështetje nga ambasadori francez. Po ashtu, u diskutua edhe për pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris, si mundësi për thellimin e bashkëpunimit.


MË SHUME NGA Lajme