Dragusha: Real Madrid nuk është dorëzuar
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-futbollisti, Muhamet Dragusha e ka cilësuar si përballje gjigantësh ndeshjen mes Bayern Munich - Real Madrid, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur.
Sonte zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes dy skuadrave të mëdha evropiane, një përballje që do transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Ndeshja e parë ishte fituar nga skuadra gjermane me rezultat 1-2.
Dragusha, i cili ka qenë i ftuar në studio për analizimin e ndeshjes, ka theksuar se pritet një Real Madrid më ofensiv që nga fillimi i ndeshjes. “Është një ndeshje gjigantësh. Nuk mund të themi që Real Madrid është dorëzuar. Epërsia është prej një goli. Nuk ka komoditet për asnjërin ekip, sidomos për Bayern”, është shprehur Dragusha. “Do ta shohim një Real Madrid, i cili do të mundohet të shënojë që në pjesën e parë".























