Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë: Arrestohen katër persona
BKT
Shqipëri

Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë: Arrestohen katër persona

Medina Pasoma / RTKlive

Katër persona janë arrestuar pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë.

Në mesin e të ndaluarve është edhe menaxheri i një marketi në katin e parë të objektit, nga ku dyshohet se nisi zjarri që më pas përfshiu të gjithë fasadën e pallatit. Po ashtu janë arrestuar administratori i ndërtesës dhe dy persona të tjerë.

Nga zjarri janë dëmtuar 71 apartamente, ndërsa autoritetet po verifikojnë shkallën e dëmeve, nëse janë djegur plotësisht apo pjesërisht. Ndërkohë, administratori i firmës ndërtuese është shpallur në kërkim.


MË SHUME NGA Shqipëri