IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri
BKT
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri

Emine Hoti/RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht Departamenti i Hetimeve, në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, një në Mitrovicë dhe një në Gjilan. Njëri prej tyre mban gradën e rreshterit, ndërsa tjetri atë të togerit.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti i parë ka ndodhur më 15 prill 2026. Sipas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një zyrtar policor me gradën e rreshterit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj tij është iniciuar rast penal për këtë vepër", thuhet në njoftim.

Kurse rasti i dytë është raportuar më 16 prill 2026. Sipas hetimeve fillestare, një zyrtar policor me gradën e togerit, gjatë intervistimit në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës, dyshohet se ka bërë incizim të paautorizuar të hetuesve dhe të procesit të intervistimit.

IPK ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara.


MË SHUME NGA Lajme