09:57 / 17.04.2026
Kosova synon medalje të reja në Evropian, pas të artës të Krasniqit
Naser Mekolli /RTKlive
Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se sot, më 17 prill 2026, në kuadër të Kampionatit Evropian për Seniorë që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, në arenë do të zbresin tre garues nga Kosova: Laura Fazliu në kategorinë -63 kg, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë -73 kg.
Ndërkohë, suksesi për Kosovën ka nisur që dje, ku Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë, duke e ngritur flamurin e shtetit në majat e Evropës.
Ky rezultat konsiderohet një shtysë e madhe për garuesit që do të paraqiten sot, me synimin për të vazhduar serinë e sukseseve për xhudon kosovare.























