Kosova fiton me përmbysje ndaj Bullgarisë
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 20: 03) - Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja ka nisur më mirë për mysafiret, të cilat kanë kaluar në epërsi në minutën e dyzet e dytë me golin e Demirova.
Megjithatë, "Dardanet" kanë reaguar në pjesën e dytë dhe kanë arritur ta barazojnë rezultanin në minutën e pesëdhjetë e një me anë të Smailit.
Kur gjithçka thoshte se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë ka dalur Memeti, e cila në minutën e shtatë të kohës shtesë ka realizuar golin e fitores për 2:1, duke ndezur festën në kampin kosovar.
Me këtë triumf, Kosova vazhdon me formë perfekte në grup, duke regjistruar katër fitore në katër ndeshje dhe duke mbajtur vendin e parë me dymbëdhjetë pikë. Pas saj renditet Kroacia me nëntë pikë, ndërsa Bullgaria dhe Gjibraltari mbeten më prapa në tabelë.
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave është në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Rezultati pas dyzet e pesë minutave të para është 0:1 në favor të bullgareve.
Golin e vetëm në këtë pjesë e ka realizuar Demirova në minutën e dyzet e dytë, duke i dhënë epërsinë mysafireve pak para pushimit.
Pavarësisht këtij rezultati, Kosova mbetet në pozitë të mirë në tabelën aktuale. "Dardanet" kryesojnë grupin me nëntë pikë nga katër ndeshje, me golaverazh 10:2, ndërsa Kroacia ka po ashtu nëntë pikë, por me një ndeshje më pak. Bullgaria renditet e treta me gjashtë pikë, ndërsa Gjibraltari është në vendin e fundit pa asnjë pikë.























