Doncic mungon, Jokiq, Shai e Wembanyama në garë për MVP të NBA-së
BKT
Sport

Doncic mungon, Jokiq, Shai e Wembanyama në garë për MVP të NBA-së

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Janë publikuar emrat e finalistëve për çmimet kryesore të sezonit në NBA, ku në qendër të vëmendjes është gara për çmimin e lojtarit më të mirë (MVP).

Në listën finale për MVP bëjnë pjesë Nikola Jokic, Shai Gilgeous-Alexander dhe Victor Wembanyama.

Surpriza më e madhe është mungesa e yllit slloven Luka Doncic, i cili nuk është përfshirë në votimin final për këtë çmim. Jashtë listës kanë mbetur gjithashtu edhe emra të tjerë të njohur si Cade Cunningham.

Shai Gilgeous-Alexander ka qenë një nga liderët e sezonit, duke regjistruar mesatarisht 31.1 pikë për ndeshje dhe duke e udhëhequr Oklahoma City Thunder drejt vendit të parë në Konferencën Perëndimore.

Nga ana tjetër, Victor Wembanyama ka spikatur me paraqitjet e tij në San Antonio Spurs, me mesatare prej 25 pikësh për ndeshje, ndërsa Nikola Jokic ka vazhduar dominimin e tij historik me statistika të jashtëzakonshme: 27.9 pikë, 12.8 ribaunde dhe 10.8 asistime për ndeshje.

Janë bërë të ditur edhe finalistët për çmimet e tjera sezonale, përfshirë “Rookie of the Year”, “Defensive Player of the Year”, “Sixth Man of the Year”, “Most Improved Player” dhe “Coach of the Year”.

Çmimet e NBA-së jepen në bazë të paraqitjeve gjatë sezonit të rregullt, ndërsa faza e “play-off”-it nuk merret parasysh në votim.