Kryenegociatori Jeton Zulfaj sonte në RTK Prime
BKT
Lajme

Kryenegociatori Jeton Zulfaj sonte në RTK Prime

RTK

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, sonte do të jetë i ftuar në emisionin RTK Prime, ku do të flasë për herë të parë në këtë rol të ri.

Zulfaj ka bërë të ditur se mes tjerash do të diskutojë vendimin e Qeverisë për themelimin e Komitetit Ekzekutiv dhe Task Forcës për Statusin e Vendit Kandidat, si dhe ndikimin e këtyre hapave në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu do të flasë për Agjendën e Reformave dhe për vizitën e tij në Tiranë, ku është takuar me Kryenegociatoren dhe Ministren e Shtetit të Shqipërisë, Majlinda Dhuka.

Emisioni RTK Prime nis sonte në ora 20:00 në RTK.

 


MË SHUME NGA Lajme