Juventusi futet në garë për Trafford, gati 20 milionë euro
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Klubi italian, Juventus raportohet se është futur në garë për portierin e Manchester City, James Trafford, në prag të afatit kalimtar të kësja verë.
Sipas “Daily Mail”, klubi torinez i është bashkuar interesimit të Neëcastle United dhe Aston Villa për portierin anglez.
Trafford, pjesë e Kombëtares së Anglisë, pritet të kërkojë largimin nga City gjatë verës, pasi këtë sezon ka mbetur në rolin e dytë. Ai nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit pas ardhjes së Gianluigi Donnarumma, i cili është vendosur menjëherë si zgjedhja e parë nga trajneri Pep Guardiola.
Portieri 21-vjeçar ishte rikthyer te City nga Burnley verën e kaluar, me shpresën për të fituar rolin e titullarit, por zhvillimet e mëvonshme e kanë ndryshuar situatën e tij në skuadër.
Juventusi po shqyrton mundësinë për të nisur negociatat me klubin anglez, me një ofertë që pritet të sillet rreth 20 milionë eurove për kartonin e portierit.























