16:02 / 22.04.2026
Përkujtohet 28-vjetori i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së nё Aqarevë
V. Shala / RTK
Në Aqarevë, sot u shënua 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për luftën çlirimtare dhe formimin e kuadrove të saj.
Në këtë përvjetor, gjenerali Sylejman Selimi, komandanti Hysni Shabani dhe bashkëvendës të tjerë, bënë homazhe dhe nderuan vendin ku u vendosën bazat e para të Akademisë Ushtarake të UÇK-së më 22 prill 1998.
Kjo ditë përkujton një ndër momentet kyçe të organizimit dhe profesionalizimit të UÇK-së, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e atyre që kontribuuan në lirinë e vendit.























