Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës |Live
BKT
Lajme

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës |Live

Visar Krasniqi / RTK

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të shqyrtohen dhe miratohen pesë pika.

RTK merr vesh se Qeveria, në projektligjin që i ka dërguar Kuvendit, parasheh shumën prej 122 milionë eurosh për Programin e Ringjalljes Ekonomike, si dhe mundësinë e sigurimit të deri në 30 milionë eurove nga dividendët e ndërmarrjeve publike. Këto mjete do të kalojnë në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Ky është ndryshimi i parë buxhetor që Qeveria kërkon nga Kuvendi, në më pak se dy muaj që nga miratimi i buxhetit të këtij viti.

Kuvendi, në seancën e sotme, do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, atë për Energjinë Elektrike, projektligjin për Energjinë, si dhe do të kërkojë mocion për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.


MË SHUME NGA Lajme