Rama: Dënoj me forcë sulmin sulmin e dhunshëm me armë në Washington D.C.
BKT
Shqipëri

Rama: Dënoj me forcë sulmin sulmin e dhunshëm me armë në Washington D.C.

ATSH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi sot tronditës, sulmin e dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington D.C. gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarët.

Rama dënoi me forcë sulmin ndërsa u shpreh se “një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo”.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti i SHBA-së dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, u shpreh Rama.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk pësoi lëndime, ndërsa drejtues të tjerë të lartë amerikanë u evakuuan nga darka vjetore e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, pas një kërcënimi me të shtëna arme.

Incidenti ndodhi jashtë sallës së banketit në hotelin “Washington Hilton”, ku presidenti dhe të ftuarit po prisnin të fillonin aktivitetin.


MË SHUME NGA Shqipëri