14:12 / 26.04.2026
Sonte Peja dhe Trepça përballen në gjysmëfinalen e dytë
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Dy skuadrat e mëdha kosovar Peja dhe Trepça do të masin sërish forcat.
Pejanët dhe ‘Xehetarët’ do të ballafaqohen sonte në gjysmëfinalen e dytë të pley-off-it.
Në ndeshjen e parë triumfoi kampioni në fuqi, derisa sonte në ‘Karagaçi’ pejanët synojnë t’u hakmerren mitrovicasve.
Dueli mes dy rivalëve të vjetër pritet të sjellë një ndeshje të madhe, derisa atmosfera pritet të jetë elektrizuese, sepse të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të pley-off-it.
Ndeshja mes Pejës dhe Trepçës nis në orën 19:30.























