Rashford i qetë mes pasigurive për të ardhmen te Barcelona
BKT
Sport

Rashford i qetë mes pasigurive për të ardhmen te Barcelona

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Marcus Rashford po ruan qetësinë përballë raportimeve se FC Barcelona po rishikon kushtet për transferimin e tij të përhershëm.

Sulmuesi anglez, i huazuar këtë sezon nga Manchester United, mund të blihet nga klubi katalanas për rreth 30 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë mundësinë që të negociojnë sërish marrëveshjen, duke synuar zgjatjen e huazimit edhe për një vit tjetër në vend të një blerjeje të menjëhershme.

Sipas medieve spanjolle, Rashford është në dijeni të planeve të klubit, por nuk është i shqetësuar nga kjo situatë. Ai mbetet i përkushtuar për të vazhduar karrierën në “Camp Nou” në afat të gjatë dhe beson se një marrëveshje mes palëve do të arrihet.

Ndërkohë, 26-vjeçari po vazhdon të japë kontribut në fushë, duke shënuar sërish në fitoren e fundit të Barcelonës ndaj Getafe në La Liga, ku katalanasit po kryesojnë renditjen.