Sanchez: E merituam finalen e FA Cup
BKT
Sport

Sanchez: E merituam finalen e FA Cup

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Portieri i Chelsea-s, Robert Sanchez, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës pas fitores minimale që i siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup.

“Blutë” siguruan biletën për në finale falë golit të hershëm të Enzo Fernandez, duke mposhtur 1-0 Leeds United në gjysmëfinale.

Sanchez theksoi se skuadra reagoi siç duhej dhe se puna gjatë stërvitjeve po shpërblehet në momentet vendimtare.

Ai u shpreh se ekipi ka kaluar periudha me ulje-ngritje gjatë sezonit, por tani synimi është që gjithçka të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke theksuar se përveç finales, kanë mbetur edhe katër ndeshje në kampionat.

“Është e mrekullueshme. Djemtë reaguan ashtu siç duhej. Jemi përpjekur të mbajmë një frymë pozitive në stërvitje dhe kjo është një mundësi për të qenë sërish në një finale. Kemi punuar për këtë dhe është diçka fantastike”, tha ai.

“Jam i lumtur. Gjithmonë përpiqem të bëj punën time. Kemi kaluar ulje dhe ngritje. Jam shumë i kënaqur me sezonin tim, por e rëndësishme është ta mbyllim sa më mirë. Kemi edhe katër ndeshje në Premier League dhe një finale”, theksoi Sanchez.

Sa i përket mesazhit të trajnerit të përkohshëm, Calum McFarlane, Sanchez tha se fokusi i skuadrës mbetet te ndeshjet e radhës dhe te finalja, me synimin e qartë për ta fituar trofeun.