10:29 / 27.04.2026
Babai i Fatit: Dëshirojmë që ai të qëndrojë te Monaco
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i AS Monaco, Ansu Fati, po kalon një formë të mirë gjatë huazimit, duke realizuar 10 gola në 27 ndeshje zyrtare këtë sezon.
Paraqitjet e tij kanë shtuar spekulimet për të ardhmen, ndërsa babai i lojtarit, Bori Fati, ka lënë të hapur mundësinë që djali i tij të qëndrojë në Francë edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
“Ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, sepse ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe kjo është e sigurt”, tha ai.
“Nuk e dimë ende, por dëshirojmë që ai të qëndrojë te Monaco, sepse është i lumtur atje. Gjithçka varet nga Flick, por deri tani nuk ka pasur bisedime”, ka theksuar babai i Fatit.























