‘Madrid Open’, dyshime për helmim ushqimor
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Turneu prestigjioz “Madrid Open” po shoqërohet nga një situatë e pazakontë, pasi disa tenistë janë përballur me probleme shëndetësore të dyshuara si pasojë e një toksikimi ushqimor.
Sipas raportimeve dhe deklaratave nga ambienti i turneut që zhvillohet në kompleksin Caja Magica, një virus intestinal ka ndikuar në performancën dhe pjesëmarrjen e disa prej emrave të njohur të tenis it botëror.
Ish-numri 1 në botë, Jim Courier, aktualisht komentator për “Tennis Channel”, ngriti dyshime mbi origjinën e problemit.
“Duket se gjithçka lidhet me ushqimin e shërbyer për lojtarët. Konkretisht me karkaleca mund të kenë shkaktuar këtë situatë. Ka shumë gjasa të kemi të bëjmë me një toksikim kolektiv”, u shpreh ai.
Teza e Courier duket se mbështetet edhe nga zhvillimet në fushë, ku janë regjistruar disa tërheqje të papritura. Marin Cilic dhe Madison Keys u detyruan të braktisin garën, ndërsa më herët edhe Iga Sëiątek u tërhoq në setin e tretë të ndeshjes ndaj Ann Li.
Ndërkohë, një moment shqetësues u regjistrua edhe gjatë ndeshjes së Coco Gauff, e cila pati probleme fizike në fushë përpara se të përmbyste rezultatin ndaj Sorana Cirstea.
Vetë Gauff dha një mesazh të drejtpërdrejtë për situatën.
“As duart mos i shtrëngoni”, u shpreh ajo, duke nënvizuar rrezikun e përhapjes së virusit mes sportistëve.
Organizatorët ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar mbi shkakun e situatës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të merren masa shtesë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e lojtarëve në ditët në vijim.























