15:16 / 27.04.2026
Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë të dinë të vërtetën
Valbona Thaçi / RTKLive
Përfaqësuesja e Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, nderoi personat e zhdukur të luftës në Kosovë, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit.
Në një postim të Ambasadës amerikane në Kosovë, u theksua se familjet e personave të zhdukur meritojnë të dinë fatin e më të dashurve të tyre.























